Ambasadori britanik në Kosovë: Mirëpritet marrëveshja për Ligjin për të Huajt

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar se Britania e Madhe ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për zbatimin e Ligjit për të Huajt.

Hargreaves theksoi se marrëveshja respekton kornizën ligjore të Kosovës dhe ofron zgjidhje praktike për të gjitha komunitetet për të jetuar, punuar dhe studiuar ligjërisht në Kosovë.

Ai gjithashtu u shpreh se mirëpret angazhimin e kryeministrit Kurti për zbatimin e ligjit dhe bashkëpunimin me BE-në dhe komunitetin kosovar-serb.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *