Ambasada Amerikane në Kosovë Kujton 11 Vjetorin e Gurthimit të Themelit të Ri në Prishtinë

Ambasada amerikane në Kosovë sot kujtoi hedhjen e gurthemelit të parë për ndërtimin e objektit të ambasadës në Prishtinë 11 vjet më parë.

Në njoftimin e kësaj ambasade, thuhet se Kosova ka një nga ndërtesat më moderne të ambasadave amerikane në botë dhe këtë e quajti simbolikë të një partneriteti mes të dyja vendeve. “Në këtë ditë, 11 vite më parë, Shtetet e Bashkuara zyrtarisht hodhën themelet për kompleksin e ri të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Kosova ka një nga ndërtesat më moderne dhe më të avancuara të ambasadave amerikane në botë – një simbol i partneritetit diplomatik dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona,” shkroi ambasada transmeton Klankosova.tv.


- Advertisement -

Ajo shtoi se dizajni inovativ dhe i sigurt i ndërtesës përfshiu shumë punëtorë dhe arkitektë vendorë gjatë procesit të ndërtimit.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *