Amanda Holden feston 55-vjetorin me pamje të mahnitshme

Amanda Holden ka treguar se mosha është thjesht një numër, teksa shfaqi trupin e saj të jashtëzakonshëm për të festuar 55-vjetorin e saj.

Ylli i Britain’s Got Talent, i cili u bë i njohur në vitet e 90-ta si konkurrente në shfaqjen e “Blind Date” me Cilla Black, duket mahnitëse në fotografitë e fundit provokuese që pasqyrojnë punën e saj të palodhur dhe kujdesin për figurën.

Në një nga imazhet, Amanda shfaqej pa bluzë nën xhaketë, me pantallona të shkurta me bel të lartë, ndërsa në një tjetër pozonte me një kostum trupi dhe taka të larta, duke nxjerrë në pah këmbët e saj të gjatë.


- Advertisement -

Ajo ka folur më parë për dietën dhe rutinën e saj të fitnesit, duke përfshirë stërvitjet “Viking” dhe jogën Kundalini, që e ndihmojnë të ruajë formën e jashtëzakonshme.

Flokët dhe grimi i saj ishin në nuanca neutrale, ndërsa shkëlqimin e shtoi me një byzylyk delikat Van Cleef & Arpels Alhambra, i cili kushton rreth 6 mijë funte (rreth 6,960 euro).

Fotografitë pasqyrojnë dashurinë e saj për veshjet seksi dhe imazhet provokuese.

- Advertisement -