Amanda Holden ka bërë debutin me një model të ri flokësh “bob” gjatë gjysmëfinales live të Britain’s Got Talent.
Moderatorja 55-vjeçare u shfaq mjaft glamuroze me një fustan të kuq të shkurtër, duke theksuar linjat e saj.
Ajo ishte pjesë e jurisë së panelit përkrah Simon Cowell, Alesha Dixon dhe KSI, thekson DailyMail.





