Këngëtari Alis ka përmbyllur me sukses paraqitjen e tij në “Eurovision 2026”, duke e përfaqësuar denjësisht Shqipërinë me baladën emocionale “Nan”.
Artisti u ngjit në skenë si i 13-ti me radhë në natën e dytë gjysmëfinale, ku interpretimi i tij u prit me interes nga publiku evropian.
Me një paraqitje të qetë dhe të kontrolluar, Alis e solli këngën “Nan” në mënyrë korrekte para miliona shikuesve, duke synuar të përcjellë mesazhin e saj të ndjeshëm dhe të fitojë zemrat e publikut.
Të gjithë ata që duan ta mbështesin Shqipërinë, mund ta bëjnë këtë duke votuar me kodin 13, që i takon performancës së Alis.
Nga cilat shtete mund të votohet me SMS/telefon?
Në këtë gjysmëfinale, Shqipëria mund të votohet nga: Armenia, Australia, Austria, Azerbajxhani, Bullgaria, Çekia, Danimarka, Franca, Letonia, Qiproja, Norvegjia, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Luksemburgu, Malta, Rumania dhe Ukraina, përmes numrit dhe kodit telefonik të publikuar nga transmetuesit në vendet përkatëse.
Votimi online për pjesën tjetër të botës (përfshirë Kosovën) Ndërkohë, pjesa tjetër e botës – ku përfshihet edhe Kosova – mund të votojë online përmes platformës zyrtare: www.esc.vote.
