Albulena Haxhiu thërret për mobilizim kundër abuzimit me drogë në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje për mobilizim të gjerë institucional dhe shoqëror në luftën kundër abuzimit me drogën dhe trafikimit të paligjshëm.

Ajo i bëri këto deklarata gjatë pjesëmarrjes në tryezën ‘Dita Ndërkombëtare kundër Abuzimit me Droga dhe Trafikimit të Paligjshëm’, ku theksoi se abuzimi me substancat narkotike dhe trafikimi i tyre përbëjnë një nga rreziqet më serioze për rininë dhe sigurinë shoqërore në vend.

Haxhiu theksoi nevojën për vëmendje të shtuar në shkolla, duke përmendur raportimet për prezencën dhe shitjen e substancave narkotike në afërsi të tyre. ‘Kriminel është ai që e shfrytëzon dobësinë e tyre, që i furnizon dhe i shtyn më thellë në varësi’, u shpreh ajo.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *