Albulena Haxhiu përkujton 28-vjetorin e vrasjes së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar sot 28-vjetorin e vrasjes së Heroit të Kosovës, Ilir Konushevci, dhe doktorit Hazir Malaj, duke vlerësuar kontributin e tyre në luftën për çlirimin e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu shkroi se Ilir Konushevci ishte ndër veprimtarët që iu bashkua herët rezistencës kundër regjimit serb, duke marrë pjesë në përpjekjet për lirinë e vendit që nga fillimi i viteve ’90. “Që në fillim të viteve ’90, Iliri iu bashkua përpjekjes për lirinë e Kosovës, në kohën kur vendi ishte nën dhunën dhe shtypjen e regjimit serb.

Nga grupet e para të rezistencës, te lidhja me njerëzit e orëve të para të luftës, ai e zgjodhi herët rrugën e çlirimit.


- Advertisement -

Kur UÇK-ja po rritej, Ilirit iu besua një nga detyrat më të vështira dhe më jetike, ajo e furnizimit me armë e municion.

Rrugën Shqipëri, Kosovë e bëri dhjetëra herë, me vetëdijen se çdo dërgesë mund të vendoste fatin e një beteje”, shkroi ajo.

Haxhiu kërkoi po ashtu që rrethanat e vrasjes së tyre të zbardhen plotësisht, duke theksuar se drejtësia ua ka borxh familjeve, bashkëluftëtarëve dhe Kosovës.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *