Albulena Haxhiu: E hapur për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjes së presidentit

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, e cila po e ushtron detyrën e presidentit, ka deklaruar se është e hapur që të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së presidentit.

Haxhiu tha se takimet po vazhdojnë, por pa dhënë detaje të tjera. ‘Tashmë takimet po vazhdojnë, ka pasur edhe dje takim për këtë qëllim dhe do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Unë jam shumë e hapur që të ndihmoj, nëse mundem, në këtë drejtim’, tha Haxhiu, gjatë takimit me Avokatin e Popullit të Shqipërisë në zyrën e saj në Kuvend.


- Advertisement -

Ndryshe, kreu i VV-së, Albin Kurti, dje e takoi liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, pikërisht për këtë çështje, por s’ka pasur asnjë marrëveshje.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *