Albin Kurti viziton familjen e policit të ndjerë Altin Kryeziu në Malishevë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen e zyrtarit të ndjerë policor Altin Kryeziu, në Malishevë.

Pasi u shprehi ngushëllime familjes, kryeministri Kurti tha se Altin Kryeziu do të kujtohet gjithmonë si zyrtar shembullor që shërbeu me profesionalizëm dhe nder për qytetarët e Republikës së Kosovës. ‘Altin Kryeziu do të kujtohet gjithmonë nga kolegët e shokët, miqtë dhe i gjithë populli si zyrtar shembullor që shërbeu me profesionalizëm e nder për qytetarët e Republikës, sundimin e ligjit dhe interesin publik.

Përkulemi para jetës dhe punës së tij!


- Advertisement -

U prehtë në paqe!’, shkroi kryeministri në librin e zisë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -