Albin Kurti monitoroi operacionin policor në Skenderaj nga Zyra e Kryeministrit, deklaron ish-deputeti i PDK-së

Ish-deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka deklaruar se operacionin e Policisë së Kosovës, të zhvilluar mbrëmë në Skenderaj, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka monitoruar nga Zyra e Kryeministrit.

Përmes një statusi në Facebook, ish-deputeti i PDK-së tha se Kurti, aksionin e Njësive Speciale në Skenderaj e ‘monitoroi nga Zyra e Kryeministrisë’. ‘Kur ndodhi sulmi terrorist i Serbisë në Banjskë – Albin Kurti ishte në kokërr të gjumit në një hotel me 5 yje në Zvicër.

Mbrëmë, aksionin e Njësive Speciale të maskuara, të armatosura deri në dhëmbë kundër Drenicës e monitoroi nga Zyra e Kryeministrisë’. ‘Serbinë, armikun real të Kosovës e ka zëvendësuar me armiq imagjinarë!


- Advertisement -

Ku?

Në Drenicë – në epiqendrën e patriotizmit shqiptar’, ka thënë Behrami.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *