Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka folur me disa nga banorët për bashkëjetesën e saj me Lim Hotin.
Ajo është shprehur se ndarja ka ndodhur në shtator, më pas ka pasur një rikthim, siç u shpreh ajo, problematik. ‘Ne kemi pasur bashkëjetesë deri në shtator, në shtator e bëmë një ndarje, pas ndarjes kishim një rikthim shumë problematik, ku në mes ishte edhe tradhtia’. ‘Kishim rikthim, por jo më bashkëjetesë, kishim si një gjysmë bashkëjetese, por non stop rrinim bashkë’, u shpreh Alba.
E njëjta tregoi në detaje edhe se si ishin ndarë dhe se çfarë bëri të vinte deri aty.
Sidoqoftë, pretendon se një natë para se të hynte në Big Brother kishte folur me Limin.
Ky i fundit nga ana tjetër ka mohuar gjërat që ka thënë Alba për raportin e tyre.
