Alba Pollozhani rrëfen momentin e frikshëm pas trajtimit mjekësor: “M’u errën sytë”

- Advertisement -

Pas një periudhe trajtimi mjekësor, Alba Pollozhani është rikthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova dhe ka ndarë përvojën e frikshme që kaloi gjatë gjendjes së saj shëndetësore.

Banorja u largua përkohësisht nga gara për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor, por tani duket se është në një gjendje më të mirë dhe e gatshme të vazhdojë pjesëmarrjen në reality show.

Menjëherë pas rikthimit, Alba zhvilloi një bisedë të hapur me banoret Hygerta dhe Dolce, duke rrëfyer momentet më të vështira që përjetoi gjatë përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore. Ajo tregoi se ndjeu një dobësi ekstreme:

“Dhimbje shumë, edhe mu percoll te komplet trupi. Në atë moment mu errën sytë, ndërkohë që m’u errën sytë, unë prap po mbaja veten, se mendoja se do të më rikthehet.. dhe një moment vetëm kur iku.”

- Advertisement -

Alba shtoi se pasojat e kësaj gjendjeje janë ende të pranishme, duke përfshirë problemet me gjumin, që vazhdojnë ta shqetësojnë. Ky rrëfim tregon forcën dhe vendosmërinë e saj për të qëndruar aktive dhe për të përballuar sfidat brenda shtëpisë, pavarësisht pengesave shëndetësore.

- Advertisement -