Dy ish-partnerët, Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, duket se u pajtuan ditën e djeshme (e diel).
Por banorja duket e pakënaqur me trajtimin e Limit gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi.
Në një bisedë, ajo e akuzon Limin se po bën gjërat vetëm për vëmendje, duke i thënë: ‘Ti me gjërat që po i bën, vazhdo funksiono për kamerat dhe protagonizëm.
Po më bën mua triko lojëra.’ Ajo gjithashtu shpreh keqardhje për mënyrën si trajtohet, duke thënë: ‘Jeto i lumtur këtu, shko krijo histori romantike me tjetrën.’ Alba tutje shton se ndjehet sikur po trajtohet si lodër nga Limi dhe se ai po bën gjeste me femrat e tjera, duke deklaruar: ‘Kam dalë femër e fëlliqur me këto që po bën ai.
Nuk jam unë për t’u trajtuar si lojë këtu.’
