Banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba, ka vendosur t’i “shkundë” pak mëngjesin shoqërisë së saj në ditën e Prime-it. Ndërsa ndodhej në lavanderi, asaj i lindi një ide lozonjare: t’i fshehë të gjithë peshqirët e banorëve, pikërisht në ditën kur të gjithë kanë më së shumti nevojë për to.
“Është ditë Prime… të gjithë do të lahen dhe do t’i kapë paniku”, tha Alba me të qeshur, teksa planifikonte “kaosin” e saj të vogël.

E vendosur ta realizojë lojën deri në fund, ajo filloi të kërkojë një vend të përshtatshëm ku peshqirët të mos binin në sy. Pas pak minutash kontrolli nëpër qoshet e lavanderisë, Alba gjeti strehën perfekte: një dollap i lartë ku askush nuk mendon të kërkojë.
Me kujdes, ajo u ngjit dhe i vendosi peshqirët një e nga një, më pas u largua sikur s’ka ndodhur asgjë.
Tani mbetet të shihet se si do të reagojnë banorët, të cilët me siguri do t’i kërkojnë peshqirët me nxitim e panik pak para Prime-it pa e ditur se “fajtore” është Alba, e cila vendosi ta nisë ditën me humor dhe pak rrëmujë.
