Aktorja britanike, Bonnie Wright, e njohur për rolin e Ginny Weasley në serinë ‘Harry Potter’, ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të dytë.
Lajmin e bukur ajo e ndau me ndjekësit në Instagram, përmes disa fotografive ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, pranë djalit të saj të vogël, Elio.
Në përshkrimin e postimit, ajo shkroi se ‘dy bebe janë në prehrin e saj’ dhe se familja po pret me padurim ardhjen e anëtarit të ri.
Bonnie Wright dhe bashkëshorti i saj, Andrew Lococo, janë njohur në vitin 2020 dhe u martuan në mars të vitit 2022.
Ata u bënë prindër për herë të parë në shtator 2023, kur erdhi në jetë djali i tyre Elio.
Përveç karrierës si aktore, Wright është edhe themeluese e komunitetit familjar ‘Earthling’ dhe shpesh ndan momente nga jeta e saj si nënë, përfshirë aventura në natyrë me djalin.
