Aktori i njohur kosovar, Vedat Bajrami, ka udhëtuar drejt vendit të shenjtë në Mekë, ku gjatë muajit të bekuar të Ramazan ka vendosur të kryejë Umren.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori përmes një publikimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë me ndjekësit e tij edhe disa momente nga vizita pranë Qabeja.
Në përshkrimin e postimit, Bajrami ka shprehur mirënjohjen ndaj Zotit për mundësinë që t’i vizitojë vendet e shenjta, duke përcjellë edhe një mesazh urimi dhe lutjeje për të gjithë besimtarët. “Elhamdulilah (الحمد لله)!
Falënderimi i takon Allahut!
Nga vendi i shenjtë i Mekës, pranë Qabes, lutem që Allahu t’ju mbushë zemrat me paqe, shtëpinë me bereqet dhe jetën me shëndet e lumturi.
Allahu i pranoftë lutjet tona”, ka shkruar ai në postimin e tij.
