Aktori Robert Duvall ndahet nga jeta në moshën 95-vjeçare

- Advertisement -

Aktori i njohur amerikan, Robert Duvall, ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga bashkëshortja e tij, Luciana Duvall, e cila njoftoi se vdiq në shtëpi, i rrethuar nga familja.

Në mesazhin e saj, e përshkroi aktorin si një nga interpretuesit më të mëdhenj të kohës sonë dhe një njeri me pasion të thellë për artin dhe jetën.

- Advertisement -

Duvall ishte një nga figurat më të respektuara të kinemasë amerikane, i njohur për stilin e tij natyral dhe përkushtimin e plotë ndaj çdo roli.

Ai fitoi çmimin Oscar për rolin në filmin ‘Tender Mercies’, ndërsa mori nominime të shumta për interpretimet e tij në ‘The Godfather’, ‘Apocalypse Now’ dhe ‘The Great Santini’.

Në këto role krijoi personazhe të paharrueshme që ndikuan në historinë e kinemasë botërore.

Karrierën në ekranin e madh e nisi me rolin e Boo Radley në ‘To Kill a Mockingbird’, një interpretim që u vlerësua gjerësisht nga kritika.

Më pas u bë i famshëm në mbarë botën me rolin e Tom Hagen në sagën ‘The Godfather’, duke fituar reputacionin e një aktori të rrallë që ndërtonte personazhe me thellësi dhe autenticitet.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *