Aktori Belmont Cameli shpëton shtatë jetë me donacionin e tij të veshkës – Rrëfimi i tij emocionues

Aktori Belmont Cameli, i njohur si një nga yjet e serialit “Off Campus” në Prime Video, ka ndarë me publikun një histori të pazakontë humanizmi, pasi ka dhuruar një veshkë dhe, përmes një zinxhiri transplantimesh, ka kontribuar në shpëtimin e shtatë jetëve.

Gjithçka nisi në vitin 2018, kur Cameli mësoi se një mik i tij i fëmijërisë, Brendan Flaherty, kishte nevojë urgjente për një veshkë të re.

Edhe pse aktori nuk ishte dhurues i përshtatshëm për të, ai vendosi të mos tërhiqej dhe pranoi të bëhej pjesë e një programi të quajtur shkëmbim i kryqëzuar i organeve (paired kidney exchange), ku dhuruesit që nuk janë kompatibilë me personin e tyre, dhurojnë për një tjetër pacient të përshtatshëm – duke e çuar procesin përpara deri sa edhe personi i afërt të marrë organin e duhur.


- Advertisement -

Veshka e Camelit i shkoi Clotilde Ruiz, ndërsa vendimi i tij hapi një zinxhir të gjerë transplantimesh, ku u përfshinë 14 persona – pra shtatë çifte të papërshtatshme (pacient + dhurues). Çdo dhurues i dha veshkën një pacienti me të cilin përputhej, duke rezultuar në shtatë transplantime të suksesshme.

Zinxhiri vazhdoi derisa, në fund, edhe Flaherty mori organin e nevojshëm nga një dhurues i panjohur.

Cameli foli për këtë përvojë përmes rrjeteve sociale, ku publikoi edhe foto nga spitali, duke theksuar se kriza e transplantimeve është e madhe. “Çdo ditë 20 njerëz vdesin duke pritur një transplantim të veshkës.

Personat në listën e pritjes kalojnë mesatarisht tre vjet e gjysmë derisa të marrin transplantin – dhe kjo vetëm nëse janë me fat,” shkroi ai.

Aktori theksoi se shumica e njerëzve kanë dy veshkë të shëndetshme, ndërsa mijëra të tjerë luftojnë çdo ditë me vetëm një veshkë që po u dështojnë funksionet. “Fakti është se shumica prej nesh kemi dy veshkë të shëndetshme, ndërsa mijëra njerëz ditë pas dite luftojnë me vetëm një veshkë që po u dështojnë funksionet.

Unë u bekova me mundësinë dhe privilegjin për të shpëtuar një jetë,” u shpreh ai.

Cameli bëri të ditur gjithashtu se, pas gjashtë vitesh pritje, miku i tij Brendan më në fund e mori organin që e kishte pritur për kaq gjatë, ndërsa Clotilde – të cilën ai e quajti “mike e re” – do të nisë një kapitull të ri me një veshkë të shëndetshme.

Në fund, ai e përmbylli rrëfimin duke thënë se dhimbja do t’i kalojë dhe plagët do të zbehen, por ndjenja që i la kjo përvojë do të mbetet përgjithmonë.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com


- Advertisement -