Policia në Kosovë ka ndaluar për 48 orë aktivistin e Listës Serbe dhe kryetarin e komunës paralele të Fushë-Kosovës, Aleksandër Trajkoviq, për dyshime të dhënies ose marrjes së ryshfetit në lidhje me votimin.
Trajkoviq dyshohet se ka ftuar qytetarë për të votuar subjektin politik të Listës Srpska me premtimin e përfitimit të pensioneve sociale nga Serbia.
Autoritetet kanë gjetur fletëvotime me emrin e subjektit politik dhe të dhënat e votuesve në një lokal në fshatin Uglarë, Komuna e Graçanicës.
Prokuroria njoftoi se dyshohet se Trajkoviq ka ofruar përfitime sociale në këmbim të votave, duke kontaktuar qytetarë nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian.
Burimi origjinal i informacionit: atvlive.tv






