Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykim lirues për të gjithë të akuzuarit në rastin e shpërthimit në lokalin ‘Sekiraqa’, ngjarje që kishte ndodhur më 24 shtator 2007 dhe ku kishin humbur jetën dy persona.
Me vendimin e gjykatës, nga akuzat janë liruar Bejtullah Mehmeti, Luan Qerkini, Bekim Suma, Fadil Sadiku, Arbresh Dalipi, Mehmet Mehmeti dhe Afet Dalloshi.
Trupi gjykues ka vendosur që shpenzimet e procedurës penale të bien mbi gjykatën.
Në këtë rast, akuzohen se kishin vendosur dhe shpërthyer një mjet plasës në objektin e lokalit ‘Sekiraqa’.
Të akuzuarit Hasani dhe Qerimi janë gjykuar dhe dënuar në një proces tjetër gjyqësor.





