Policia e Kosovës ka organizuar një aksion në Prishtinë kundër dallavereve me patentë shoferë.
Sipas informacioneve të marrura nga KlanKosova, katër ekzaminerë janë arrestuar nën dyshimet e keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Gjatë aksionit, janë gjetur edhe të holla te të dyshuarit.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës.





