Prokuroria Themelore në Prizren ka publikuar detajet e operacionit antidrogë në Suharekë, ku tre persona janë arrestuar për përfshirje në tregti të paligjshme të heroinës dhe armëve.
Autoritetet thanë se substancë e dyshuar narkotike dhe arsenal armësh janë sekuestruar gjatë aksionit.
Të dyshuarit janë në ndalim 48 orësh dhe Prokuroria ka kërkuar paraburgimin e tyre.
Telefona, vetura luksoze dhe prova të tjera materiale janë gjithashtu sekuestruar në vendngjarje.





