Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në tri lokacione të ndryshme në veri, ku dyshohej për armë, municion dhe mjete të tjera ilegale.
Ky aksion u bazua në informacionet e siguruara nga ana e qytetarëve.
Si rezultat i kontrolleve të realizuara, janë sekuestruar sasi të konsiderueshme armatimi dhe pajisjesh të ndryshme.
Në rastin e dytë dhe të tretë, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive (EOD), të cilat kanë bërë tërheqjen e granatave në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt.
Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rasteve për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.
Lidhur me këto raste, deri më tani nuk është arrestuar asnjë person.
