Aksident tragjik në Tropojë: Vdekja e një personi dhe një i plagosur në gjendje të rëndë shëndetësore

- Advertisement -

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tropojë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 në aksin rrugor “Bajram Curri-Qafë Morinë”, në vendin e quajtur Kasaj, në zonën e Tropojë.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti që drejtohej nga shtetasi I.

- Advertisement -

K., 34 vjeç, banues në Tropojë, i cili udhëtonte së bashku me shtetasin R.

D., 38 vjeç, ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe për pasojë ka dalë nga rruga, shkruan A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa pasagjeri është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *