Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Meqë të Gjakovës, ku një person ka ndërruar jetë.
Mësohet se viktima është Sadri Lokaj nga fshati Sllup i Deçanit.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlera Krasniqi ka konfirmuar se si pasojë e lëvizjes së mjetit të rëndë (kamioni) në vendin e punës, personi ka mbetur nën të.
Lidhur me këtë rast është arrestuar edhe një person i dyshuar.





