Aksident në Skenderaj: 6 persona dërgohen për trajtim mjekësor në spital

Gjashtë persona janë dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Rakinicë të Skenderajt.

Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, detaje për Klankosova.tv ka dhënë Shpend Fazliu, zëdhënës i Spitalit të Përgjithshëm ‘Sami Haxhibeqiri’ në Mitrovicë. ‘Rreth orës 15:45, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm ‘Sami Haxhibeqiri’ në Mitrovicë, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 6 persona, si pasojë e aksidentit në trafik në një fshat të Skenderajt.

Aktualisht, stafi po i kryen ekzaminimet e nevojshme dhe sipas vlerësimeve fillestare të lënduarit kanë lëndime të lehta trupore.


- Advertisement -

Ekzaminimet Radiologjike janë duke vazhduar për të gjithë të lënduarit!’, deklaroi ai për Klankosova.tv.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *