Aksident në Grabovc: Dy persona të lënduar nga përplasja e trenit me një veturë

Një aksident në fshatin Grabovc ka rezultuar me dy persona të lënduar, ku një tren është përplasur me një veturë.

Informacionin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Prishtinës, Flora Ahmeti.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor dhe hetimet po vijojnë nga Njësiti i Trafikut Rajonal.


- Advertisement -

- Advertisement -