Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Livoç të Ulët të Gjilanit ku një person ka humbur jetën dhe dy prej tyre janë lënduar.
Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë për një aksident trafiku me lëndime në fshatin Livoç të Ulët të Gjilanit.
Njësia e Trafikut Rajonal dhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Njoftohemi se në aksident janë të përfshira dy motoçikleta – raportohet se tre persona janë lënduar në akdient.
Personat e lënduar janë dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan.
Sipas raportit të mjekëve, njëri nga të lënduarit është sjellë pa shenja jete.
Dy të lënduarit e tjerë me lëndime trupore, njëri është transportuar për në QKUK, gjersa tjetri vazhdon të trajtohet në SPitalin e Gjilanit.
