Aleanca Kosovare e Bizneseve ka reaguar pas zjarrit në fabrikën e Comodita Home në Gjakovë.
Kryetari i AKB-së ka shprehur solidaritetin dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet për të zbardhur shkaqet e zjarrit dhe rikthimin sa më shpejt të aktivitetit biznesor.
AKB thekson se mbrojtja e vendeve të punës është prioritet institucional dhe se bizneset janë shtylla e zhvillimit ekonomik.
Në këto momente, solidariteti dhe veprimi i shpejtë janë thelbësore për rikthimin e stabilitetit shoqëror.





