Modelja shqiptare, Ajsel Abazi, ka ndarë një reagim të gjatë dhe emocional në rrjetet sociale, duke folur për marrëdhënien me ish-partnerin e saj, futbollistin Eros Grezda, me të cilin ka një djalë.
Ndërsa ka theksuar se nuk e ka zakon t’i ndajë çështjet personale publikisht, Abazi ka vendosur të flasë për mirëqenien e djalit të tyre.
Modelja shprehet se qëllimi i saj nuk është hakmarrje, por një reflektim mbi përgjegjësinë e prindërimit.
Ajo gjithashtu tregon se kanë tentuar marrëdhënien bashkë-prindërimi, por kjo nuk ka funksionuar, duke çuar në kufizimin e komunikimit.
Abazi shton se ekziston një ndryshim i madh mes të qenit prind biologjik dhe prind i pranishëm.
Në reagimin e saj, ajo thekson se Grezda mungoi në ditëlindjen e djalit, megjithatë takimi me djalin është kufizuar në një herë në muaj.
Në fund, Abazi thotë: ‘Një fëmijë pret me zemër, jo me kalendar’.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





