Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në një postim në Facebook, Ahmeti bëri të ditur se biseda mes tyre kishte si qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar, ruajtjen e vlerave kombëtare dhe avancimin e perspektivës evropiane të rajonit. ‘Takimi me mikun tim, Edi Rama, ishte një kënaqësi e veçantë.
Jemi të përkushtuar për unitetin, zhvillimin dhe të ardhmen tonë të përbashkët!’, tha Ahmeti.





