AGK shpreh shqetësim për mosvazhdimin e kontratave të gazetareve në RTK: ‘Praktikë e dëmshme që minon besimin publik’

- Advertisement -

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka shprehur thellësisht shqetësimin për vendimin e menaxhmentit të Transmetuesit Publik, RTK për mosvazhdimin e kontratave të punës për dy gazetare, Hana Marteti dhe Edina Avdiu.

Sipas AGK-së, mosvazhdimi i angazhimit të tyre në RTK lidhet drejtpërdrejt me punën e tyre profesionale dhe mosgatishmërinë për t’iu nënshtruar presionit dhe për të bërë kompromise në raportim profesional. ‘Mosvazhdimi i kontrateve pa vlerësimin e punës i ka të gjitha shenjat e një vendimi të planifikuar më parë dhe hakmarrës për gazetaret, duke përfshirë faktin që menaxhmenti ishte në dijeni për shtatzëninë e zonjës Avdiu.

Kjo është një praktikë e dëmshme dhe e që minon besimin e publikut në RTK,’ thuhet në reagim.

- Advertisement -

AGK-ja thekson se shpreh solidaritet të plotë me koleget Marteti dhe Avdiu, dhe do t’u ofrojë ndihmë ligjore për të sfiduar këtë vendim.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *