Afina Zeqiri shpreh indinjatën ndaj banorit të Big Brother VIP Albania: ‘Mashkulli më i urryer shqiptar’

Këngëtarja Afina Zeqiri ka rikthyer vëmendjen te një nga debatet më të diskutuara të spektaklit Big Brother VIP Albania, duke shprehur hapur indinjatën e saj ndaj banorit Rogert Sterkaj.

Gjatë ditës së sotme, artistja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një postim nga llogaria zyrtare e Stenaldo Mëhilli, i cili thekson mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të ndryshme dhe bën apel të fortë kundër bullizmit.

Në reagimin e saj përmes Instastory, Afina nuk ka kursyer fjalët, duke e cilësuar Rogertin si ‘mashkullin’ më të urryer shqiptar.


- Advertisement -

Ajo ka përdorur edhe një emoji ofendues për të theksuar zhgënjimin e saj lidhur me akuzat që ai kishte bërë ndaj Stenaldos, të cilat lidhen me shikimin dhe pretendimet për viktimizim.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *