Afati për deklarimin e pasurisë nga zyrtarët publik po i afrohet fundit, ndërsa drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, ka njoftuar se mbi 90% e zyrtarëve tashmë e kanë përmbushur këtë obligim, por paralajmëron gjoba për ata që nuk e respektojnë afatin.
Buleshkaj ka theksuar se afati përfundon sot në orën 23:59.
Ai gjithashtu ka kritikuar praktikën e lënies së deklarimit për momentet e fundit nga një pjesë e zyrtarëve dhe ka bërë thirrje që ta përfundojnë sa më shpejt këtë obligim dhe të kërkojnë ndihmë në rast nevoje.
Gjobat për mosdeklarim janë të shkallëzuara në bazë të pagës së zyrtarëve.
Ligji parashikon që gjoba të jetë e shkallëzuar varësisht nga paga që pranon zyrtari.
Klikoni për më shumë detaje.
