Adriatik Lapaj dërgohet në spital pas përleshjes në protestë kundër Edi Ramës

- Advertisement -

Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka publikuar një fotografi nga spitali i Traumës, ku vazhdon të qëndrojë i shtruar pasi mbeti i lënduar gjatë natës, teksa forcat e policisë hoqën tendën e ngritur prej tij dhe aktivistëve të tjerë.

Ai ka akuzuar Edi Ramën, ndërsa paralajmëroi se do të kthehet te sheshi posa ta përfundojë trajtimin. “Medalja e tretë në 1 muaj nga regjimi Edi Ramës!

Më kanë kallëzuar penalisht sërish.

- Advertisement -

Edhe unë do i kallëzoj kësaj here.

Hajdutët nuk më trembin dot.

Te sheshi më kanë pasi të dal nga spitali”, thotë Lapaj.

Pas përleshjes, policia njoftoi se ka arrestuar 4 persona dhe ka iniciuar rast për 6 të tjerë.

Ndërsa në spital janë dërguar 5 persona, mes të cilëve Lapaj, dy policë dhe dy protestues.

Përplasja erdhi pasi policia nisi të hiqte tendën e vendosur nga aktivistët e Shqipëria Bëhet pas protestës së zhvilluar gjatë ditës.

Policia ndërhyn në mesnatë për t’i hequr karriget, Adriatik Lapaj dërgohet me urgjencë në spital.

- Advertisement -