Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka tërhequr vëmendjen me postimin e saj të fundit në InstaStory.
Në fotografinë e publikuar, Matoshi shfaqet e transformuar në stilin e viteve ’80, me grim të theksuar në nuanca rozë dhe vjollcë, xhaketë xhins të hedhur mbi supe, bluzë rrjetë në ngjyrë rozë neon, doreza me dantellë dhe aksesorë të guximshëm.
E gjithë atmosfera e fotos është e kuruar në detaje, duke rikrijuar estetikën ikonike të epokës së diskos.
Në mbishkrimin e imazhit shkruhet: “She’s not just wearing the ’80s she’s owning the spotlight”, që në shqip mund të përshtatet si: “Ajo nuk po vesh vetëm vitet ’80, por po zotëron skenën”.
Foto: Adriana Matoshi/InstaStory.
Fotografia duket të jetë pjesë e një seti profesional, ku Matoshi shfaqet me vetëbesim dhe energji, duke dëshmuar edhe një herë aftësinë e saj për të lëvizur natyrshëm mes artit dhe jetës publike.
