Adelina Tahiri kritikon Adelina Ismailin për mungesën e respektit ndaj Shpat Kasapit

- Advertisement -

Pas humbjes së këngëtarit Shpat Kasapit, Adelina Tahiri reagoi në emisionin ‘Kosova Live’ në T7 duke kritikuar kolegen Adelina Ismaili për moskujdesin gjatë koncertit të saj.

Tahiri theksoi se do të ishte mjaftuar një minutë heshtje në nderim të artistit të ndjerë.

Unë e përgëzoj për arritjet sukseset, por atë natë në koncert është dashtë të mbaj të paktën një minutë heshtje, një fjalim i shkurtër… s’po them ta anuloj koncertin larg asaj, po të kishte vetëm diçka aty. E mjerueshme që nuk e ka kujtuar fare” tha Adelina Tahiri.

- Advertisement -