Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, i cili ka tërhequr vëmendje jo vetëm për përmbajtjen artistike, por edhe për vendin ku është xhiruar – ish-vila e Radjoçiqit, një lokacion me histori dhe simbolikë të fortë politike.
Sipas Adelinës, zgjedhja e këtij ambienti kishte për qëllim të përcillte mesazhe uniteti, dashurie dhe reflektimi për vendin, megjithatë, publikimi i klipit ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Në videoklip, artistja ka sjellë një përzierje të elementeve kulturore, natyrore dhe arkitekturore, që sipas saj pasqyrojnë larminë dhe bukurinë e rajonit. Por, disa ndjekës e kanë interpretuar ndryshe, duke e parë si një lëvizje me nuanca politike.
Pavarësisht debateve, Adelina thekson se qëllimi i saj mbetet promovimi i harmonisë dhe vlerave kombëtare, ndërsa projekti po shihet si një thirrje artistike për reflektim mbi realitetin shoqëror dhe politik të vendit.
View this post on Instagram
