Abdixhiku: Nuk u arrit konsensus për pozitën e presidentit në takimin me Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar sot me kryeministrin Albin Kurti, për diskutim lidhur me çështje e presidentit, në të cilin nuk u arrit kurrfarë marrëveshje.

Abidxhiku tha se nuk është arritur konsensus për pozitën e presidentit.

Ai shtoi se nëse vendoset të ketë garë për të parin e vendit, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje. “Nëse VV dhe PDK vendos të ketë garë, atëherë shkojmë në zgjedhje sipas të gjitha gjasave, se nuk e di si do t’i bëjnë 81 vota.


- Advertisement -

Konsensusi bën president.

LDK ka qenë e angazhuar të gjejë emër konsensual.

Nuk ka emër, nuk ka proces konsultativ tutje.

Për garë, LDK-ja nuk ka zgjidhje.

Ajo është procedurë e paraparë për të dështuar”, tha Abdixhiku.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *