Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në takimin me kryeministrin Albin Kurti nuk janë propozuar emra të rinj si kandidatë për president.
Ai hodhi poshtë spekulimet për një propozim personal për t’u bërë president, duke theksuar se LDK-ja nuk do të mbështesë një zgjidhje që i jep të gjitha pozitat kryesore shtetërore një partie.
Abdixhiku gjithashtu deklaroi se është i interesuar për zgjidhje, por nëse nuk ka, do të duhet të shkojnë në zgjedhje të reja.
Ai gjithashtu raportoi për takimet e tij me përfaqësues të PDK-së dhe AAK-së. “Jam i interesuar që të bëjmë një zgjidhje, por nëse jo, të shkojmë në zgjedhje të reja sipas afatit kushtetues.
Dhe në këtë fazë jam shumë i interesuar, më tepër se gjithçka tjetër, sidomos kur bëhet fjalë për mua, jo për pozita, por për bashkimin e djathtë brenda LDK-së,” tha Abdixhiku.
Ai gjithashtu shprehu zhgënjim për refuzimin e takimit nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
