Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur pas takimit me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.
Abdixhiku e ka cilësuar si takim të mbarë, derisa tha se do të takohen edhe ditët në vazhdim. “Do të përpiqemi edhe në ditët në vazhdim të kemi diskutime më të detajuara.
LDK-ja qëndron në parimet e saj të bëra publike, pra që të ketë balancë diplomatike dhe LDK-ja të jetë e përfaqësuar në këtë balancë”. “Do të vazhdojmë takimet me vullnet të mirë, në qoftë se nuk bëjmë asgjë do të ketë zgjedhje të reja, ky nuk do jetë lajm i mirë për qytetarët”, deklaroi Abdixhiku para mediave pas takimit.
Ai shtoi se në takimin e sotëm, nuk kanë folur për emra kokoret, ndërsa shtoi se janë në proces të diskutimeve të parimeve. “Në qoftë se deri më 6 gusht nuk arrihet asgjë, kem propozuar që të vazhdohet tutje me konstituimin e Kuvendit, sepse LDK-ja nuk ka apetit për emrin e kryetarit të Kuvendit”, tha Abdixhiku.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





