“A më do?” – Pyetja e Londrimit që e vuri në siklet Klodin në BBVK4

- Advertisement -

Dinamika mes Klodianit dhe Londrimit Mekajt vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në Big Brother VIP Kosova 4. Dy banorët janë shfaqur shpesh në situata të afërta, duke ngritur dyshime dhe komente të shumta në rrjetet sociale.

Në një moment të fundit, i cili po qarkullon kudo online, të dy po qëndronin në dhomën e gjumit kur Londrimi e surprizoi Klodin me një pyetje direkte dhe intime:

“A më do?” – e pyeti ai.

- Advertisement -

Pyetja e papritur e la Klodin të hutuar dhe paksa në siklet, por ai vendosi të përgjigjej me humor dhe diplomaci:

“Po… ama,” – u shpreh Klodi, duke tentuar ta zbusë situatën.

Reagimi i tij bëri që atmosfera të ndryshojë menjëherë, ndërsa Londrimi u duk i befasuar dhe i ngurtësuar për disa sekonda.

Ky moment po komentohet gjerësisht nga publiku, i cili prej javësh po analizon kimine mes dy banorëve, duke e konsideruar marrëdhënien e tyre si një nga dinamikat më interesante të këtij edicioni.

- Advertisement -