Asnjë pengesë nuk e ndal Dafina Zeqirin – Koncertet zhvendosen, por uragani vazhdon

- Advertisement -

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka bërë një njoftim të rëndësishëm për fansat e saj: koncertet e planifikuara për fundvit nuk do të zhvillohen në sallën e mëparshme, por te Pallati i Rinisë, për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen më 28 dhjetor.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj, biznesmeni Kreshnik Gjergji, ka reaguar për këtë ndryshim duke qartësuar se asnjë pengesë nuk do të ndalë uraganin muzikor të Dafina Zeqirit. “Jo ndërrimi i sallës, po asnjë pengesë tjetër rrugës nuk e ndal Uraganin Supernova. Shkojmë 10 herë më fuqishëm me të njëjtat data në sallën e madhe të Boro Ramizit”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Ky reagim ka rritur menjëherë pritshmërinë e fansave, duke lënë të kuptohet se performancat e Dafina Zeqirit do të jenë më të fuqishmet deri tani. Koncertet do të zhvillohen në dy data, 25 dhe 26 dhjetor, dhe pritet që të ofrojnë një atmosferë të jashtëzakonshme dhe një program muzikor të pasur.

Fansat tashmë janë në ankth për të parë uraganin e energjisë dhe performancës së saj në skenë, që mund të konsiderohen si eventet më të bujshme muzikore të vitit. Dafina dhe Kreshniku tregojnë se asnjë ndryshim nuk mund të pengojë pasionin dhe përkushtimin për artin dhe publikun e tyre.

- Advertisement -