Loredana alarmohet nga BBVK4: Kjo që po shoh është e frikshme!

- Advertisement -

Reperja e famshme Loredana Zefi nuk ka qëndruar indiferente ndaj zhvillimeve të zjarrta në Big Brother VIP Kosova 4. Me tensione, debate dhe skena dramatike që po shpërthejnë nga java në javë, edhe ajo ka reaguar publikisht për spektaklin që ka mbërthyer gjithë vendin.

Në një InstaStory, Loredana publikoi një koment të shkurtër por domethënës, duke shkruar:

“Big Brother Kosova është vërtet frikësues ndonjëherë.”

Reagimi i saj erdhi menjëherë pasi një nga Prime-t e fundit u shoqërua me zëra të lartë, nerva të tendosura dhe situata kaotike që tronditën edhe publikun. Mesa duket, atmosfera e tensionuar brenda shtëpisë nuk ka kaluar pa u vënë re nga artistja me origjinë nga Ferizaj.

- Advertisement -

BBVK4 mbetet fenomen, me banorë tepër aktivë që po krijojnë skena të papritura çdo ditë. Kësaj vale emocionale iu shtua së fundmi edhe hyrja e këngëtares Fjolla Morina, e cila ka trazuar dinamikat dhe ka shtuar kuriozitetin e publikut.

Reagime si ai i Loredanës vërtetojnë edhe një herë ndikimin e madh të këtij formati, i cili përveçse dominon ekranin, po ndez diskutime edhe mes figurave të njohura të showbizit.

- Advertisement -