Kida surprizon të fejuarin me një dhuratë luksoze për ditëlindje

- Advertisement -

Këngëtarja e njohur Kida ka treguar edhe një herë dashurinë e saj për të fejuarin, Ajbin, duke e surprizuar me një dhuratë të veçantë dhe luksoze për ditëlindjen e tij.

Ajbi e bëri të ditur dhuratën përmes një postimi në Instagram Story, ku shprehu falënderimet për partneren e tij. Në foton e shpërndarë shihet qartë një orë prestigjioze Rolex Datejust, me numrator blu dhe detaje diamanti në vend të shifrave, që i jep asaj një pamje elegante dhe të vyer.

Me elementë të tillë si diamanti dhe dizajni ikonik i Rolex, vlera e kësaj dhurate kap lehtësisht mbi 10 mijë euro, duke e renditur ndër dhuratat më të shtrenjta dhe luksoze.

- Advertisement -

I emocionuar nga gjesti, Ajbi shkroi:

“Një dhuratë e bukur nga një grua e bukur” 💖⌚, duke shprehur dashurinë dhe vlerësimin për partneren e tij.

- Advertisement -