Banorja Saranda Hoda, e njohur si Sasa, ka shkaktuar emocione dhe debat në Big Brother VIP Kosova pas rezultateve të televotimit dhe nominimeve të kësaj jave.
Ajo u shpall një nga konkurrentet më pak të preferuara nga publiku dhe gjatë procesit të nominimeve shprehu dëshirën për t’u larguar nga shtëpia e spektaklit. Saranda, e cila kishte dhënë dy emra dhe dy arsye për nominimet, tha:
“Po mendoja gjatë kohës kur dola më pak e preferuar që nëse kjo është mënyra se si vlerësohem, unë nuk e bëj lojën si ata. Unë kisha dashur sonte të dal nga shtëpia.”
Megjithatë, ajo vazhdon të qëndrojë në lojë, duke bërë që publiku të diskutojë për presionin emocional që po ndikon tek banorët.
Produksioni nuk ka dhënë ende ndonjë reagim zyrtar mbi kërkesën e saj, ndërsa shikuesit mbeten kuriozë për vendimin që mund të marrë Sasa në ditët e ardhshme. Sidoqoftë, deri më tani loja e saj ka qenë më e qetë, larg dramave të mëdha të brendshme.
