Cardi B tregoi pasmet e saj të famshme me një fustan të zi me detaje zinxhiri të artë, ndërsa puthte të dashurin e saj, Stefon Diggs, gjatë festës së 32-vjetorit të tij në Miami.
Stilisti Kollin Carter dhe grimerja Erika La’ Pearl Roman u kujdesën për pamjen e reperes, ndërsa flokët e saj u stiluan nga Tokyo Stylez me frymëzim nga Selena.
Gjatë festës, Cardi B këndoi një version të këngës “Happy Birthday” të Stevie Wonder dhe Diggs i fryu qirinjtë e tortës.
Reperja shpërndau gjithashtu 100,000 dollarë për balerinët ekzotikë.
Kjo festë vjen pas lindjes së fëmijës së saj të katërt më 4 nëntor.
Cardi B dhe ish-bashkëshorti i saj Offset kanë tre fëmijë: Kulture, Wave dhe Blossom.
Ajo kërkoi divorc nga Offset në vitin 2024 pas gjashtë vitesh martesë.
Stefon Diggs, ylli i NFL-së, ka gjithashtu fëmijë nga marrëdhënie të tjera, Nova dhe Charliee.
