Stresi ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar ditëlindjen e nënës së tij, duke ndarë me ndjekësit një mesazh emocionues.
Reperi i njohur ka rikujtuar lidhjen e veçantë që ka me të dhe sakrificat që ajo ka bërë gjatë jetës për familjen.
Në postimin e tij, Stresi shpreh respektin dhe mirënjohjen për nënën, duke reflektuar mbi momentet e vështira, dashurinë e pakursyer dhe forcën e saj për t’i qëndruar pranë fëmijëve.





