Milaim Zeka ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Uëtëfë”, ku ka folur për raportin me aktoren Olta Gixhari dhe për situatat e tensionuara që kanë pasur gjatë Big Brother VIP Kosova.
Ish-opinionisti i reality shou-t zbuloi një moment të veçantë nga koha kur po planifikohej edicioni tjetër i Big Brother.
‘Kur kam dashur unë të largohem nga Big Brother, drejtori më ka thënë dhe më ka lutur: ‘Të lutem mos e lejo, sepse Olta Gixhari do ta shoh Big-un e ardhshëm vetëm nga ekrani.’ Nuk jam sepse e ka ditur që në rast se është Olta, unë nuk mund të jem’, tregoi Zeka.
Më pas, ai u përball me Oltën përmes një lidhjeje telefonike.
Aktorja reagoi ashpër ndaj deklaratave të tij.
‘Pse del me ato deklarata nëpër televizione? Unë s’kam dalë asnjëherë.
Po nuk pushove more burrë i dheut.
Kush të ka kërcënuar? Ti do të ndihesh i lumtur nëse unë të kam kërcënuar.
Me mend në kokë’.
‘Mbase ka qenë një moment i nervozes së saj.
Unë kam respekt, nuk kam asgjë të keqe.
Jam njeriu më liberal, nuk kam asgjë të keqe me Oltën’, tha Zeka në anën tjetër.
Ky shkëmbim i drejtpërdrejtë ka ngjallur reagime në rrjetet sociale, duke rikthyer në qendër të vëmendjes marrëdhënien mes dy figurave të njohura të ekranit shqiptar.
