Familja e Shpat Kasapit falënderon publikisht Igli Taren për ndihmën në kthimin e trupit në Tetovë

Familja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi ka shprehur mirënjohje të thellë publike për ish-drejtorin sportiv të Milanit, Igli Tare, i cili ka luajtur rol kyç në kthimin e trupit të artistit në Tetovë. Kjo ndihmë erdhi në një moment të vështirë dhe tepër emocional për familjen, pas ndarjes së papritur nga jeta të këngëtarit 40-vjeçar.

Shpat Kasapi ndërroi jetë më 25 nëntor në Bergamo, ku sipas raportimeve paraprake vuajti një arrest kardiak. Procedurat për raste të tilla zakonisht zgjasin shumë, por ndërhyrja e Igli Tares përshpejtoi procesin, duke shmangur burokracitë dhe duke bërë të mundur kthimin e trupit në Tetovë më 30 nëntor.

Vëllai i artistit, Albini, në një prononcim për Sportmania, u shpreh:


- Advertisement -

Këto janë ditë dhimbjeje të madhe për familjen tonë. Falënderojmë të gjithë ata që kanë qenë pranë nesh në këtë humbje të rëndë.”

Ai shtoi më tej mirënjohjen e veçantë për Taren:

Dua të shpreh falënderim publik për Igli Taren, bashkëkombasin tonë që bëri të pamundurën dhe ishte faktor kyç që trupi i Shpatit u kthye në kohë rekord në vendin tonë. Na është gjendur jashtëzakonisht shumë dhe e vlerësojmë pa masë këtë mbështetje.”

Gesti human i Igli Tares është vlerësuar gjerësisht nga familja dhe komuniteti, duke treguar se solidariteti dhe ndihma në kohë të vështira kanë një peshë të jashtëzakonshme.

- Advertisement -